Një vajzë 14-vjeçare nga Gjirokastra është e shpëtuara e parë e lojës së rrezikshme Balena Blu.

Ajo është identifikuar falë denoncimit shoqeve të saj, të cilat kanë njoftuar dy ditë më parë mësuesit e shkollës dhe më pas është njoftuar policia, e cila ka nisur hetimet. Adoleshentja nxënëse në shkollën “Koto Hoxhi”, ka rrëfyer se si kishte hyrë në kontakt me lojën dhe instruksionet e rrezikshme që i kishte dhënë administratori i lojës.

Vajza tregon se kishte arritur në nivelin e 33-të dhe se i ishte kërkuar të mos i tregonte askujt për lojën e rrezikshme, ndërsa  komunikonte anglisht me administratorin.

Drejtoresha e arsimit të Gjirokastrës thotë se kanë mundur ta ndalojnë vajzën, përpara se ajo të merrte hapa ekstreme.

Policia ka nisur hetimet për rastin dhe është duke kryer veprimet e saj, për të identifikuar administratorin e saj.

/Tv Klan