14 vjedhje vetëm në 2017 -ën, arrestohen të “apasionuarit” pas makinave luksoze

Shkatërrohet banda e grabitësve të makinave


Autoritetet në kryeqytet kanë shkatërruar një grup të strukturuar kriminal që vidhte automjete në disa qytete. 3 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa janë sekuestruar armë 2 armë zjarri e 1 armë gjahu, si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.

Të arrestuarit janq Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç, Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç, si dhe Gazmir Seli, 33 vjeç, të 3 banues në Laç.

Burime zyrtare sqarojnë se, rreth orës 01:00 të mërkurës, në vendin e njohur si “Foto Janku”, efektivët e policisë kanë konstatuar Izmer Çelmetë dhe Leonard Isufin duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të A.K.

Gjatë arrestimit, dy personave në fjalë iu gjet një kaçavidë, një sharrë hekuri, një pult automjeti e markës BMW, një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve), një çip elektronik çkodimi, dy aparate telefonikë.

Nga hetimet rezultoi se pasi bënin hapjen e automjeteve, dy të arrestuarit përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal, me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së dy vëllezërve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli janë gjetur edhe sekuestruar:
Një armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë, një armë gjahu teke marka Ruse, një pistoletë e markës “EKOL Firat Magnum, katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë, një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman, një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri, dy aparate elektronike multimetër, një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator”, pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse, një autoradio, dy automjete të markës Mercedes Benz, një automjet i markës BMW si dhe një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë.


Tre të arrestuarit, sqaron policia, dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë:

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3:

• Më datë 08.01.2017, në rrugën “Shkodra”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X6, në pronësi të shtetasit E. H.

• Më datë 14.06.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. Z.

• Më datë 15.07.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit R. Z.

• Më datë 28.07.2017, në rrugën “Turan Pash Përmeti”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. H.

• Më datë 02.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. P.

• Më datë 09.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit A.Z.

• Më datë 12.09.2017, në rrugën “Marubi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit T. F.

• Më datë 20.09.2017, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit B. P.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6:

• Më datë 28.04.2017, në rrugën “Stefan Shundi”, kanë vjedhur automjetin e markës, në pronësi të shtetasit G. G.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë;

• Më datë 10.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit S. B.

• Më datë 13.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur dy automjete të markës BMW X5, në pronësi të shtetasve K. Sh. dhe T. K.

Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;

• Më datë 13.08.2017, në Shkallnur Durrës , kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. K.

• Më datë 13.08.2017, në lagjen 13, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit F. Ç.

Puna për grumbullimin e provave dhe fakteve ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre personave vijon./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • AlexisX
    16 Tetor 2017 at 05:34
    Përgjigju

    I see your page needs some fresh articles. Writing manually takes a
    lot of time, but there is tool for this boring task, search for;
    Wrastain’s tools for content

  • Përgjigju

    *

    *