Mbrojtësi i Real Madrid Pepe mund të luajë në Kinë në sezonin e ardhshëm. Medias spanjolle kanë dalë me lajmin se futbollisti është me një këmbë e gjysmë në kampionatin kinez. Ekipi që stërvitet nga Manuel pelegrini, Habei China Fortune, i ka bërë një ofertë që nuk mund të refuzohet. 15 milionë euro në sezon.

Vendimi i mbetet lojtarit i cili është me mëdyshjen të qëndrojë tek real, për të patur formën më të mirë dhe të marrë pjesë në botërorin e Rusisë apo të largohet. Pozicioni në të cilin ai luan mbulohet nga Sergio Ramos, Varane dhe Nacho. Me shumë mundësi sezonin e ardhshëm Pepe nuk do të ketë rol titullari tek real.

në ekipin e Liverpoolit Philippe Coutinho është bërë futbollisti më i paguar pas rinovimit edhe për 5 vite të tjera. Kontrata e re e cila do të fillojë në korrik parashikon një pagë prej 150 mijë paundësh në javë lojtarin. 24-vjeçari lojtar i kombëtares braziliane u transferua nga Inter në 2014, për 8.5 milionë paund. Në 163 ndeshje të luajtura me Liverpool, Coutinho ka shënuar 34 gola.

Tv Klan