Dy burra të paidentifikuar hynë në një restorant të enjten në qytetin kanadez të Mississauga me një bombë, duke lënë të plagosur më shumë se 10 persona, thanë autoritetet.

Shpërthimi ndodhi në restorantin Bombay Bhel, rreth orës 10:30. 15 persona u dërguan në spital, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Dy të dyshuarit hynë në restorant dhe instaluan bombën, e më pas u larguan me shpejtësi duke e shpërthyer atë.

Sipas

The Independent,

askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë ngjarje.

Sulmi në Mississauga, qyteti i gjashtë më i madh i Kanadasë, vjen një muaj pasi një shofer sulmoi me furgon qytetarët në rrugët e Torontos, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë./tvklan.al