Pas tre ditësh nga dhuna në Parlamentin maqedonas, Ministria e Brendshme, me kërkesë të Prokurorisë ka lëshuar 15 fletë-arreste dhe 4 persona janë vënë në pranga përfshirë këtu kreun e DSK-së (Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit).

Ata janë identifikuar si protestuesit që ushtruan dhune ndaj disa deputetëve e gazetarëve gjatë seancës konstitutive të së enjtes ku u zgjodh kryetar parlamenti, deputeti shqiptar, Talat Xhaferi.

Fletë-arrestet kane vënë në lëvizje policinë maqedonase e cila është në ndjekje të tyre.

Këto janë urdhrat e parë të arrestimit pas lirimit të 8 personave të ndaluar në mesnatën e së enjtes.

Situata në Shkup paraqitet e qetë sot edhe pse tensioni politik është i lartë. Thirrjet për zgjidhje të menjëhershme të krizës kanë ardhur nga disa ministra të jashtëm të Bashkimit Europian dhe vetë shefja e diplomacisë, Federica Mogherini.

Duke dënuar rreptësisht dhunën në Parlamentin e Maqedonisë, shefat e diplomacisë europiane kërkuan formimin e qeverisë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve.

Në Shkup do zhvillojë sot bisedime me palët politike edhe zёvendёs/ndihmësi sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji./ TV KLAN