15 zakone që ju dëmtojnë lëkurën



Të gjithë e dimë se duhet të kujdesemi për lëkurën, por cilët janë ato zakone të përditshme që mund të shkaktojnë dëme në lëkurën tonë.

Ja disa zakone që duhet të shmangni:

1. Vendosja e kremit të diellit një herë në mëngjes

Është mirë të vendosësh krem dielli kur përgatitesh për të shkuar në shkollë apo punë, por ju duhet ta rivendosni përgjatë ditës.

2. Mos-pastrimi i brushave të makeup-it

Bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të shtohen në brushat tuaja të make up-it.

3. Shtrydhja e puçrrave

Mund të bëjë të ndiheni mirë në afatin e shkurtër, por duhet të jeni të bindur se kjo do të dëmtojë lëkurën tuaj në afatin e gjatë duke shkaktuar edhe infeksion.

4. Duhanpirja

Duhanpirja nuk shkakton vetëm sëmundje si kanceri i mushkërive, ai po ashtu e bën lëkurën tuaj të plaket më shpejt dhe pakëson sasinë e oksigjenit që marrin qelizat tuaja.

5. Mospërdorimi i kremit zbutës

Lëkura juaj ka nevojë për lagështi, veçanërisht pas dushit, i cili tek shumica e njerëzve shkakton tharje të lëkurës. Kështu që menjëherë pasi thaheni përdorni zbutës.

6. Fjetja me makeup

Kurrë mos shkoni të flini pa pastruar makeup-in nga lëkura juaj.

7. Moskonsumimi i mjaftueshëm i ujit

 Lëkura zbutet nga brenda jashtë dhe nëse ju nuk konsumoni mjaftueshëm ujë përgjatë ditës, lëkura juaj nuk do të duket mirë.

8. Dushet e gjatë dhe me ujë të ngrohtë

Dushet e ngrohtë janë relaksues, por bëni kujdes me temperaturën. Uji i  ngrohtë  heq nga fytyra juaj vajrat natyral. Bëni dyshe të shkurtër dhe ulni temperaturën e ujit.

 9. Mosmbrojta e fytyrës nga kimikatet

Këtu mund të përfshihen spreit që vendosni në flokë, kështu që tregoni kujdes dhe mbuloni fytyrën me peshqir.

10. Fjetja në orët e vona

Kur flemë lëkura jonë rigjeneron veten dhe kur nuk flini sa duhet dhe kur duhet, ajo reflektohet edhe në lëkurën tuaj.

11. Prekja e fytyrës

Mendojeni, sa herë që prekni fytyrën, kruani sytë apo hundën, ju vendosni papastërti dhe baktere në fytyrën tuaj.

12. Trajtimi i problemeve të vazhdueshme të lëkurës në shtëpi

 Ka shumë probleme të cilat mund t’i trajtoni në shtëpi, por nëse nuk shikoni përmirësim atëherë ju duhet t’i drejtoheni dermatologut.

13. Lloji i lëkurës

Jo çdokush ka lloje të njëjta lëkure. E juaja mund të jetë e thatë, e yndyrshme apo kombinacion mes tyre, por të tjerët në shtëpi mund të kenë një tjetër lloj lëkure. Sigurohuni që ju po përdorni produktet që janë për fytyrën tuaj.

14. Përdorimi i produkteve antibakteriale në fytyrë

Sapunët antibakterialë duhet të përdoren për duart, jo fytyrën.  Parandalojnë përhapjen e baktereve, por mund të jenë shumë të ashpër për fytyrën.

15. Mosptrajtimi i fytyrës

Trajtimi i fytyrës bën që ju të shpëtoni nga qelizat e vdekura, të cilat mund të bëjnë që fytyra juaj të duket e lodhur. Trajtojeni fytyrën tuaj të paktën një herë në javë./tvklan.al

Kategori
LifestyleShendetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*