Më tepër se 1500 policë qëndrojnë në gatishmëri në Tiranë për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës se opozitës.

Një pjesë e madhe është vendosur prej mëngjesit në zonën për rreth kryeministrisë.

Furgona të forcave të ndërhyrjes së shpejtë qëndrojnë në rrugën “Ismail Qemal” dhe në rrugën “Papa Gjon Pali i II- te”, pranë piramidës, kuvendit Ministrisë së Brendshme e institucioneve të tjera të rëndësishme.

Mbi godinën e Kryeministrisë dhe të Kuvendit  ishin vendosur efektivë te RENEA –s me snajper e dylbi.

Zona përpara kryeministrisë ishte e rrethuar me kordonë policie, ku nuk mungonte prania e policeve femra.

Në garantimin e rendit janë angazhuar edhe efektivë të Gardës së Republikës.

Efektivët e Policisë vijuan të qëndronin edhe gjatë mbrëmjes zonën e protestës me qëllim shmangien e incidenteve të mundshme.

Tv Klan