Nga Kuba në Key West, rreth 166 km të mundimshme për 60 orë not pa pushim, vetëm me një këmbë. Ky është rekordi që synon të arrijë një 52-vjeçar italian, Salvatore Cimmino.

Në këtë sipërmarrje të tij është angazhuar dhe Kampusi Biomjekësor i Romës, i cila do të kontribojë më pajisje teknologjike që do të monitorojnë minutë pas minute, çdo fazë të frymëmarrjes.

Aktuslisht qeveria kubane e ka ftuar italianin për një pritje zyrtare më 20 Prill në Havanë, ndërkohë që kanë nisur në Majemi stërvitjet e para, për garën që do të zhvillohet në shtator.

Do të jetë një sfidë jetësore për Cimmino, i cili ka qenë më parë pjesëmarrës edhe në Maratonën e Notit në New York.

Në moshën 15 vjeçare, ai u prek nga një sëmundje e rëndë e kockave dhe mjekët për t’i shpëtuar jetën, i prenë këmbën e djathtë. Në moshën 40-vjeçare, pas shumë problemesh fizikologjike, mjekët i këshilluan notin dhe kështu nisin aventura e tij duke sfiduar veten çdo herë.

Deri më tash ai ka realizuar 11 gara noti, me qëllimin për të sensibilizuar opinionin dhe institucionet për problemet e invaliditetit./tvklan.al