Një djalë 17-vjeçar, i cili vdiq në mënyrë krejt te befasishme, u zbulua se kishte qenë i sëmurë nga gripi por nuk kishte shfaqur simptoma. Zemra e Xhonah Smith, pushoi së rrahuri kur ai ndodhej në pjesën e pasme të makinës së motrës së tij muajin e kaluar, duke shkaktuar që ai të ndërronte jetë nga mungesa e oksigjenit.

Mjekët konfirmuan se testet që iu bënë adoleshentit pas vdekjes nga Arizona zbuluan se ai kishte qenë duke vuajtur nga gripi dhe pneumonia, edhe pse ai nuk kishte treguar asnjë nga simptomat tipike të gripit siç janë ethet, teshtitja ose kollitja.

Familja e Xhonah është ende duke u përballur me vdekjen e tij misterioze që e ka bërë atë një nga 20 fëmijët e vdekur nga gripi që tashmë është një epidemi në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë sezon.

Sipas

Daily Mail

, mjekët dyshonin se Xhonah mund të ketë patur një sëmundje zemre të padiagnostikuar, megjithatë testet toksikologjike përcaktuan se nuk ishte një rast i tillë.

E vetmja sëmundje që mjekët konfirmuan ishte pneumonia. Ndërsa shumica e njerëzve që vuajnë nga gripi kanë simptoma si për shembull, ethe, dhimbje muskulare, kollitje, dhimbje koke apo lodhje, jo të gjithë të prekurit shfaqin simptoma./tvklan.al