Një vajzë 17 – vjeçare ka abortuar fëmijën disa muajsh për të cilin thotë se ishte fryt i abuzimit seksual të babait të saj, me inicialet V. Cinaj, i shpallur në kërkim.

Vajza prej një jave qëndron e shtruar në spitalin e Vlorës në gjendje të rënduar psikologjike.

E ëma e 17 – vjeçares duket se nuk i beson dëshmisë së të bijës. Ajo thotë se në denoncimin e bërë në polici, vazja e saj ka përmendur dhe emrat e 2 burrave të tjerë, që mund të kenë abuzuar me të bijën duke e lënë shtatzënë.

Familja Cinaj ka 6 fëmijë dhe më e madhja është 17 vjeçarja, që pretendon se është përdhunuar nga i ati, jeton në një godinë, që më parë ka qenë stallë lopësh dhe që prej 4 vjetësh ata e kanë përshtatur si banesë.


10:50 / 17 – vjeçarja denoncon babain: Më ka dhunuar seksualisht

Vlorë –Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Shtetasi V.Ç është denoncuar nga vajza e tij 17-vjeçe se e ka abuzuar seksualisht.

Një ditë me parë, në policinë e Vorës është paraqitur bashkë me të ëmën e mitura me inicialet Xh.Ç.

Sipas denoncimit të bërë, vajza ka thënë se disa muaj më parë babai e ka dhunuar seksualisht.

Policia e qytetit bregdetar nuk jep shumë detaje për këtë ngjarje, pasi hetimet janë në vazhdim./tvklan.al