Kryeministri Edi Rama shprehet i hapur për dialog me Partinë Demokratike, në negociatat për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, por nënvizoi se ky proces nuk nis me kushte paraprake nga opozita.

“Partia Demokratike duhet të mësojë që ka të gjitha të drejtat të kërkojë, por ka detyrimin të dëgjojë dhe të plotësojë le të themi, edhe kërkesat e palës tjetër, në mënyrë që të ketë dialog dhe ne nuk mund të ecim me menunë e parapërcaktuar nga Partisë Demokratike”.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga New York, Kryeministrin Rama foli edhe për ligjin e debatuar të importit të mbetjeve, për të cilin tha se do të ketë një debat të hapur.

“Ne do të rikthejmë në një diskutim të gjerë dhe shterues me publikun këtë temë me të cilën lloj lloj sharlatanësh, lloj lloj karagjozësh, lloj lloj politiko çakenjsh në kazanin politik dhe mediatik kërkojnë të fitojnë pikët e tyre duke mashtruar publikun. Bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për një proces modernizues, europianizues”.

Sa i përket prishjeve të banesave në zonën e Shkozës, kreu i qeverisë theksoi se projekti për zgjerimin e unazës do të vijojë.

Është një proces si shumë procese të tjera që ka qenë e domosdoshme dhe mbetet e domosdoshme të shemben ndërtimet pa leje aty ku pengohet zhvillimi i infrastukturës për të mirën e përbashkët”. 

Kryeministri Rama foli gjithashtu edhe për një marrëveshje të re me FMN-në, roli i të cilit sipas kreut të qeverisë mbetet i nevojshëm.

Tv Klan