Partia Agrare Ambjentaliste (PAA), pjesë e koalicionit opozitar, ka tërhequr ankimimin nga Kolegji Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave të deputetëve të regjistruara nga partitë e mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ky ankimin synonte të shpallte të pavlefshme të gjithë regjistrimet për zgjedhjet e 18 qershorit, duke sjellë shtyrjen e zgjedhjeve.

Lajmi për tërheqjen e ankimimit u bë i ditur nga kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.

Tërheqja e ankimimit bëhet një ditë pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama arritën marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike në vend, duke i hapur rrugë edhe pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.

Data e re e zgjedhjeve nuk është njoftuar ende, por si data më të mundshme shikohen 16 dhe 23 korriku.

Ndërkohë, Partia Aleaca Popullore, e cila po ashtu kishte animuar listat e deputetëve në Kolegjin zgjedhor nuk ka njoftuar tërheqjen nga animimi.

Kolegji zgjedhor parashikohet të mblidhet sot për të shqyrtuar animimin./tvklan.al