Sot përkujtohet 18 vjetori i Konferencës se Rambujesë, e cila i hapi rrugë zgjidhjes së krizës në Kosovë, pas një gjenocidi të gjatë nga regjimi serb i Millosheviçit.

Iniciues i konferencës, që zgjati deri më 23 Shkurt, ishte Grupi i Kontaktit.  Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të propozuar nga Grupi i Kontaktit.

Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999, i të dërguarit special të SHBA-ve, Riçard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta binde Millosheviçin që të pranoje marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Vetëm më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 Qershor, 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare./tvklan.al