vajza me side

Një 18-vjeçare franceze, bartëse që në lindje e virusit HIV, konsiderohet thuajse e shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse. Organizmi i saj e ka mundur sëmundjen e shekullit, pavarësisht se mjekët ia ndërprenë kurat 12 vjet më parë.

Rasti tepër shpresëdhënës për shkencëtarët është bërë publik në konferencën e Vankuverit që zhvillohët çdo vit nga Shoqata Ndërkombëtare kundër AIDSit, nga mjeku francez Asier Se‘-Sirio‘. Ai e ka mbajtur nën mbikqyrje rastin e saj. Sirio‘ është pjesë e Institutit mjeksor Pasteur të Parisit, në faqen online të të cilit është publikuar edhe një intervistë e tij, për këtë rast.

Sirio’ shprehet se 18-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, nuk mund të konsiderohet totalisht e shëruar. Por ajo është një rast i veçantë, edhe pas 12 vitesh nga ndërprerja e terapive antiretrovirale, Virusi HIV nuk ka arritur të rigjenerohet për të marrë përmasa shqetësuese në trupin e saj, siç ndodh zakonisht. Studiuesit nuk arrijnë t’i japin shpjegim faktit se si arrin organizmi i saj të mbajë nën kontroll infeksionin. Vetëm në Francë numërohen 25 pacientë me një veçori të tillë.

Raste, për të cilin mjekët thonë se ia vlen të studiohet për të ndihmuar në krijimin e kurave më efikase kundër virusit vdekjeprurës. Sipas raportit më të fundit të OBSH, publikuar më 14 korrik, në luftën kundër AIDS-it është bërë progres i dukshëm. Prej vitit 2000, rastet e reja të infektimit me virusin vdekjeprurës kanë rënë me rreth 35%. Falë kurave gjithnjë e më efektive është shpëtuar jeta e 8 milionë pacientëve. Sipas shifrave të vitit 2014, 36.9 milionë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me këtë HIV/AIDS.

Tv Klan