Policia e Korçës ka sekuestruar ditën e martë rreth 19 kilogramë kanabis.

Elidon Zeqo, 24 – vjeç dhe Alban Mane, 36 – vjeç janë arrestuar pasi droga u gjet në banesat e tyre.

Në shtëpinë e Zeqos është sekuestruar 16.7 kilogramë kanabis, ndërsa në shtëpinë e Manes 2.2 kilogramë.

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Korçë./tvklan.al