Kur është fjala për të lëvizur jashtë shtetit, veçanërisht kur jeni me familje, ka shumë gjëra që duhet të merren parasysh sa i përket cilësisë së jetesës.

Të huajt duhet të mendojnë për çdo gjë nga aksesi tek shkollimi kualitativ dhe i përballueshëm tek koha e lirë dhe aktivitetet për mirëqenien e familjes.

Një studim i “InterNations”, rrjetit më të madh për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë, ka renditur 43 aspekte të jetës jashtë vendit më shkallë nga 1 në 7.

Të huajt vlerësuan gjithçka nga kujdesi për fëmijët tek shkollimi, shëndeti dhe siguria. Çdo shtet duhej të kishte të paktën 31 të të pyetur, të cilët po rrisnin fëmijë jashtë vendit të tyre.

 “Busniness Insider” sjell 19 shtetet më të mira për të jetuar dhe rritur fëmijë jashtë atdheut tuaj:

  1. Finlanda— Finlanda renditet në krye pasi asnjë prind i huaj nuk kishte ndonjë gjë negative për të thënë rreth kujdesit shëndetësor për fëmijën, sigurisë së tyre, apo mirëqenien e fëmijëve. 70 për qind e të huajve thanë se cilësia e arsimit është ekselente në këtë shtet, krahasuar me 21 për qind të prindërve që janë të kënaqur në rang global.
  2. Republika Çeke— Çekia ka thyer klasifikimin duke u ngjitur nga vendi i 14-të në vendin e dytë pasi 74 për qind e prindërve mendojnë se arsimimi është i lirë, megjithëse nuk janë aq të kënaqur kur vjen puna për cilësinë e arsimimit.
  3. Izraeli— Izraeli shënoi rritje me një pozicion këtë vit teksa “81 për qind e prindërve të huaj janë të lumtur me mundësitë për kujdesin ndaj fëmijëve dhe janë po ashtu të kënaqur lidhur me mundësitë e shkollimit. 84 për qind e prindërve janë përgjithësisht të kënaqur.”
  4. Austria— Austria ra nga vendi i parë vitin e kaluan në vendin e katërt falë rënies së treguar në nënkategorinë e mirëqenies së familjes dhe cilësisë së arsimit. “Përveç këtyre, Austria kurrë nuk ka pasur tregues të mirë sa i përket sjelljes ndaj familjeve më fëmijë. Renditet në fund sa i përket këtyre treguesve (e 43-ta nga 45 vende të përfshira),” thuhet në raport.
  5. Suedia— Suedia ra nga vendi i tretë në vendin e 5-të këtë vit si pasojë e rënies në nënkategorinë e cilësisë së edukimit. “ Kjo mund të ketë të bëjë me krizën që po përballet shkolla Suedeze përgjatë viteve të fundit,” tha raporti.
  6. Norvegjia
  7. Australia
  8. Tajvani
  9. Belgjika
  10. Gjermania
  11. Franca
  12. Polonia
  13. Holanda
  14. Luksemburgu
  15. Afrika e Jugut
  16. Singapori
  17. Filipinet
  18. Meksika
  19. Koreja e Jugut

/tvklan.al