Spanja numëron 19 viktima nga terrorizmi vetëm në 24 orë.  Dy sulme të njëpasnjëshme në një interval të shkurtër kohor.

Kur ishte ende e paqartë panorama e sulmit të parë në shëtitoren e famshme të Barcelonës, Las Ramblas ku një furgon u fut mes turmës së njerëzve, 100 km më tutje në plazhin e Cambrils në Kosta Dorada policia u ndesh me një tjetër sulm.

Një makinë Audi A3 që drejtohej nga xhihaditet u përmbys pasi u përplas me një turme turistësh. Shtatë persona përfshire një polic mbetën të plagosur.

Terroristet, të cilët mbanin veshur jelekë shpërthyes fals,  i shpëtuan përplasjes së makinës nga e cila dolën duke qeshur e duke venë në lojë policët. Të armatosur me thika ata u nisen drejt forcave te sigurisë, të cilat reaguan me breshëri plumbash duke lënë të vdekur 5 terroristët. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit me kohën lokale, 8 ore pas sulmit të ISIS ne kryeqytetin katalanas ku humben jetën 14 persona dhe me shume se 100 të tjerë mbetën të plagosur. Një djalë 7-vjeçar, është shpallur mes të humburve. Shumë prej viktimave ishin turiste nga Italia, Britania, Belgjika etj.

Të plagosurit vijnë nga 34 shtete të ndryshme mes tyre, Kina, Honduras, Kuvajti, Venezuela, Pakistani dhe Australia.

Me 95km në ore, një furgon përshkoi rreth 500 metër rruge me zig-zage të forta. Shoferi, ende në kërkim nga autoritetet zbriti nga makina dhe u largua.

Pamjet qe u publikuan me pas nga vendngjarja ishin të tmerrshme.

Las Ramblas – rruga me e populluar turistike e Spanjës – ishte mbushur me trupa të shtrirë mbi pellgje gjaku.

Policia i është vënë pas njeriut më të kërkuar të momentit në Europë, Moussa Oukabir, një adoleshent 18-vjeçar i lindur ne Marok, i cili besohet të ketë qenë shoferi.  Për autoritet mbetet ende e paqarte autori i terrorit ne Barcelonë iu bashkua sulmit te Cambrils.

Policia po lidh të dy sulmet dhe beson se celula terroriste e ka patur bazën në qytetin turistik te Alcanar, rrteh 200 km në jug te Barcelonës, ku një shtëpi e kthyer ne fabrike prodhimi bombash, u shkatërrua një ditë para sulmit. /Tv Klan