tahiri_44

Strukturat e luftës kundër krimit në të gjithë vendin do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri – Serbi. FNSH, RENEA dhe Njësia Antiterror janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo incident. Disa efektivë të repartit RENEA dhe të policisë së shtetit do të shoqërojnë kombëtaren serbe në çdo moment. Në total do jenë të angazhuara mbi 2.300 forca policie në Tiranë dhe Elbasan. Ditën e ndeshjes helikopterët e ushtrisë Cougar do të monitorojnë hapësirën ajrore në qytetin e Elbasanit. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e cilësoi si më të rëndësishme atë çka ndodh jashtë stadiumit.

Bllokime të përkohshme kanë pasur gjatë pasdites të së mërkurës segmenti rrugor “Rinas – Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë – Durrës, si dhe rruget dytësore, duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29 – Nëntori”, rruga e “Durrësit”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”.

Në ditën e ndeshjes 8 Tetor nga ora 12 deri në orën 19, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.

Tv Klan