Një ditë pasi njoftoi arrestimin e Nënkomisarit të Fierit, Festim Lelaj, Prokuroria për Krime të Rënda ka ndaluar sot edhe 4 persona të tjerë me fuksione publike. Ata dyshohen si të përfshirë në trafikimin me kamion të sasisë prej 2.5 ton kanabis, nga porti i Durrësit drejt Ankonas, në Janar të këtij viti.

Kështu, në vijim të këtij operacioni, paraditen e sotme janë ndaluar 2 punonjësit e policisë Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, doganieri Altin Katundi, si edhe agjenti doganor Mikail Hila.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evident

uar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit

deri në portin Ankona në Itali”

, sqaron prokuroria në një njoftim të sajin.

“Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor

Mikail Hila”

, sqarohet më tej në njoftim.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Të martën, autoritetet arrestuan Festim Lelajn, i cili aktualisht mbante detyrën e nënkomisarit në Fier. Ai cilësohet si organizatori i këtij rrjeti trafiku dhe si personi që siguronte lëndën narkotike. Ai u ndalua bashkë me Skënder Siceqan dhe Arbi Mustafën. 

Ndërsa para pak kohësh në pranga ranë edhe Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, Aurel Lazaj.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndë narkotike, i cili drejtohej nga shqiptari Dhimo Koraj.

/tvklan.al