Dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur dhe 95 protestues janë arrestuar, pasi thyen dritare, dëmtuan makina dhe hodhën gurë ndaj policisë në ceremoninë e përurimit të Donald Trump në Washington.

Oficerët së bashku me një person tjetër u dërguan në spital për plagët e marra. Zëdhënësi Vito Maggiolo tha për “CNN” se “lëndimet nuk vinin në kërcënim jetën e të plagosurve”.

Pas ceremonisë së betimit, demonstruesit në afërsi të rrugëve 12 dhe K kanë hedhur gurë dhe shishe ndaj policisë, të cilët ishin duke u përpjekur për të shpërndarë turmën. Një numër i madh policësh ishin duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Policia tha se ka patur më shumë se 95 arrestime që nga ora 2 e drekës.

“Sprajti me piper dhe pajisjet e tjera të kontrollit ishin përdorur për të kontrolluar aktorët kriminalë dhe për të mbrojtur njerëzit dhe pronat private. Gjatë incidentit, disa makina të policisë janë dëmtuar dhe dy oficerë kishin pësuar dëmtime të lehta nga sulmet e koordinuara nga anëtarët e grupit që ishin përpjekur për të shmangur arrestimin,” tha policia.

Disa blloqe nga Shtëpia e Bardhë, ishin shkatërruar dritaret e disa ndërtesave. Një biznesmen tha për “CNN” se mund të ketë patur qindra protestues që përfshinë zonën, madje disa të veshur me të zeza.

Në një moment, policia përdori spërkatjen me piper mbi një grup protestuesish, shumë prej tyre të veshur me maska, zbritën poshtë rrugës 13.

“Mendoj se Donald Trumpi është fashist dhe kjo është shumë e lehtë për njerëzit që janë të dëshpëruar, të radikalizohen me fashizmin”, tha protestuesi Lysander Reid-Powell, student 20-vjeçar nga New Mexico.

Në një postbllok, rreth 50 protestues u ulën në rrugë duke u përpjekur për të bllokuar përkrahësit e Trump të hynin një zonë të sigurt për të parë ceremoninë e betimit dhe fjalimin. Jo shumë larg, një grup i mbështetësve të imigracionit organizuan një protestë pranë një pike kontrolli./tvklan.al