Droga: Gdf sequestra 300 kg di marijuana in un camper posteggiato in centro commerciale di Catania2 shtetas shqiptarë dhe 5 italianë ranë në prangat e agjentëve të Guardia di Finanzias italiane për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Ata akuzohen se kanë transportuar në një automjet “camper” 300 kilogramë marijuanë nga Shqipëria për në Catania, duke kaluar nëpërmjet rajonit të Puglias.

Shtetasi shqiptarë janë Sabaudin Qelaj, 46 vjeç dhe Dritan Dervishaj, 31 vjeç.

Ndërsa italianët janë të moshave nga 28 deri në 31 vjeç.

Ndalimi i tyre u bë në zonën e parkimit të një qendre tregtare.

Sipas mediave vendase, duke iu referuar burimeve policore, vlera në tregun me pakicë e kësaj sasie droge do të ishte të paktën 2 milionë euro.

Tv Klan