2 – vjeçarja Altea Jubi, e cila ka djegie në 70 përqind të trupit dhe prej ditësh lufton për jetën është nisur këtë të enjte drejt Turqisë, për të marrë trajtim më të specializuar.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë njoftoi angazhimin e tij për të ndihmuar vogëlushen, duke siguruar transportimin e saj në një klinikë të specializuar në Turqi.

“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll. Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë”,

shkruajti Kryeministri në një postim në Facebook.

Vogëlushja nga Peqini pësoi djegie në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar.

Prej datës 8 Korrik, familjarët e saj në rrjete sociale kanë bërë apel për ndihmë. Sipas tyre, Altea ka pësuar dëmtime në organe, si veshka e zorrë dhe ka pësuar gjithashtu helmim të gjakut./tvklan.al