20% e vajzave dhe 11% e djemve adoleshentë vuajnë nga pagjumësia. Specialistët e Shëndetit publik kanë kryer një studim mbi problemet e  gjumit në moshat 11-15vjeç. Sipas të dhënave 9% e vajzave dhe djemve të moshës 11-13 nuk flenë sa duhet, ndërsa rritja e moshës rrit dhe numrin e të pagjumëve. Psikologët fajësojnë për këtë situatë ndryshimet hormonale si pasojë e moshës dhe përdorimin e teknologjisë.

Por një natë e kaluar me pak orë gjumë përkthehet një ditë jo e mirë për fëmijët apo adoleshentet.

Për fëmijët, psikologët janë të mendimit se nevojiten 9 orë gjumë. Ajo që rekomandojnë është eleminimi i lojërave elektronike, shikimi për shumë orë i televizorit dhe po ashtu stimulimi i gjumit jo më vonë se ora 22:00.

Tv Klan