20 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, me mbi 1000 aplikime të paraqitura tek autoritetet. Sipas raportit të Amnesty International për situatën e emigrantëve në vitet 2016-2017 theksohet se shumica shqiptarëve kanë kërkuar azil në Gjermani.

Raporti tregon se në Tiranë anëtarë të komuniteti rom dhe egjiptianë jetojnë në kushte të vështira vendbanimi dhe në rrezik për tu dëbuar me forcë. Ata u urdhëruan të dëboheshin qershorin e kaluar por dëbimi u shty për në shtator.

6000 persona mbeten të zhdukur thotë Amnesty International duke përmendur rastin e Remzi Hoxha, shqiptar nga Maqedonia i zhdukur në 95’, ndërsa qeveria po bashkëpunon me Komisionin Ndërkombëtar për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të shqiptarëve që rezultojnë të zhdukur në 44’ dhe 91’.

Për të drejtat e fëmijëve shprehet shqetësimi i madh nga abuzime. Duke përmendur rastin në jetimoren e Shkodrës.

Një gjykatë pezulloi kreun e Policisë së Shtetit për abuzim dhe pjesëmarrjen në vendosjen e pajisjeve regjistruese në komisariatet e policisë në qershor. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme akuzuan gjyqësorin se i shërben opozitës duke minuar pavarësinë e gjyqësorit. Drejtori i Policisë së Shtetit mbeti i pezulluar në fund të vitit. Në korrik, reforma në drejtësi u miratua në Parlament. Reforma ndryshoi dhjetëra artikuj të Kushtetutës dhe futi legjislacion të ri për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit dhe për të parandaluar ndërhyrje e politikes dhe korrupsionin

”, theksohet në raportin e Amnesty International.

Për burgjet, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës ka shprehur shqetësime për kushtet e paraburgimit. Komiteti ka dokumentuar raporte të shumta nga të paraburgosurit mes tyre edhe të mitur që thonë se janë keqtrajtuar nga punonjësit e policisë./tvklan.al