20 – plumba janë gjetur në trupin e Ervin Dalipajt, ish – shefin e krimeve që u ekzekutua këtë të martë në Sukth, së bashku me Xhino Dautajn.

Burime për

tvklan.al

bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar 50 gëzhoja.

Pjesa më e madhe e plumbave mësohet të kenë kapur pikërisht Dalipajn, që e kanë prekur në fytyrë duke e shpërfytyruar, në kraharor e shpatull.

Në momentin e ekzekutimit, dy viktimat udhëtonin me një automjet Audi, që drejtohej nga Dalipaj. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë edhe objektivi i atentatorëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të marteje në rrugën dytësorë pranë Sukthit, në drejtim të Tiranës.

Sipas dëshmitarëve, autorët udhëtonin me një Mercedez Benz të zi dhe pasi qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të viktimave u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia njoftoi gjatë pasdites se deri në këto momente janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al