Një vajze të re iu plotësua dëshira e saj e fundit “për të vdekur e bukur”.

20 – vjeçarja Racine Pregunta, nga Davao City të Filipineve ndërroi jetë javën e shkuar, pasi humbi betejën me osteosarkomën.

Teksa e dinte se po jetonte ditët e fundit të jetës, e reja vendosi që të bënte plane për varrimin e saj.

Ndër to, ajo kishte një kërkesë të veçantë, që të vdiste e bukur.

Fotot e saj në arkivol tregojnë se dëshira e Racine u plotësua.

Ajo shfaqet e shtrirë në një arkivol të bardhë, e veshur me fustan, një kurorë me lule në kokë dhe me makiazh të kuruar, si të jetë ende gjallë.

Familja e 20 – vjeçares, realizoi çdo kërkesë në detaje.

Ishte motra e saj Rolyn Pregunta, e cila tregoi se më 12 Prill, 5 ditë përpara se të vdiste nga kanceri në kocka, ajo i kishte thënë se nëse dita e saj kishte ardhur, atëherë dëshironte të “vdiste e bukur”.

Teksa i postoi fotografitë e Racine në Facebook, Rolyn shkruajti:

Sot kërkesa jote u plotësua dhe gjithçka shoh je ti, duke buzëqeshur. Do të mbetesh gjithnjë në zemrat tona.

/tvklan.al