Një 20-vjeçar nga Laçi është arrestuar në Tale të Lezhës pasi tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me makinë. Policia e Lezhës sqaron se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e mbrëmjes. Eden Trokthi 20 vjeç u konfliktua me dy vëllezërit me iniciale N.N 25 vjeç dhe E.N 16 vjeç nga Lezha.

Menjëherë pas debatit verbal, Eden Trokthi tentoi të vriste dt vëllezërit duke përplasur me dashje me automjetin e tij me shpejtësi të lartë automjetin e ndaluar të 25-vjeçarit N.N.

Dy personat N.N dhe E.N kanë mundur të shmangen duke mos pësuar lëndime. Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të lehta vëllai i shtetasit N.N.  i cili ka qenë brenda në automjet dhe pas ndihmës mjekësore në spitalin e Lezhës është dërguar në banesën e tij.

Autori Eden Trokthi nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt./ t

vklan.al