Autoritetet greke kanë arrestuar një djalë të ri nga Shqipëria, të cilit ju gjet kanabis dhe kokainë.

Sipas gazetës “Protothema”, 20-vjeçarit ju sekuestruan në banesë 8 kg kanabis i papërpunuar, doza kokaine, tre peshore elektronike, 80 Euro dhe 3 celularë.

Ai ishte identifikuar nga agjentët e anti-drogës si shitës aktiv në disa zona të kryeqytetit grek. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Identiteti i 20-vjeçarit shqiptar të arrestuar nuk është bërë i ditur.

/tvklan.al