Një 20- vjeçare ka denoncuar në Policinë e Tiranës të fejuarin e saj, pasi prej muajsh abuzohej seksualisht nga ai. Menjëherë pas këtij kallëzimi policia ka nisur kërkimin për 30 –vjeçarin me inicialet J.H, banues në kryeqytet.

 Njoftimi i policisë:

Më datë 15.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për një periudhë disa mujore, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, ndaj të fejuarës R.L, vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 102 i Kodit Penal./tvklan.al