Një vajzë e re, të cilën e kapën dhimbjet e kokës gjatë kohës që festonte 20 – vjetorin e lindjes, humbi tragjikisht jetën, vetëm pak orë me vonë.

Fotografitë e shkrepura gjatë asaj mbrëmjeje në Auckland, Zelandë e Re, tregojnë momentet e fundit të Gabby Marsh, teksa po grinte një dolli me mikeshat e saj.

Rreth dy orë pasi kësaj fotoje, Marsh ishte pa ndjenja dhe në aparatura, pasi pësoi nga hemoragji në tru.

Mjekët i thanë familjes së saj se 20 – vjeçarja nuk kishte shanse për të mbijetuar, ndaj ata morën vendimin për ta hequr atë nga aparaturat që e mbanin në jetë mbrëmjen e së premtes.

Por vdekja e saj tragjike shpëtoi jetën e 6 personave të tjerë.

Më 6 Mars, organet e studentes u dhuruan për ata në nevojë.

Familja e saj tha se e reja bënte gjithnjë shumë për të tjerët dhe se njësoj siç ia ndryshoi jetën atyre që e rrethonin kur ishte gjallë, ata shpresonin që Gabby t’ia ketë ndryshuar edhe pas vdekjes./tvklan.al