rama

Në 20 vjet në Shqipëri, që nga krijimi, ka kontribuar jo vetëm në financim projektësh për rritjen ekonomike të vendit por edhe për demokratizimin dhe modernizimin e institucioneve. Për këtë arsye Fondi shqiptaro-amerikan për Zhvillim u vlerësua nga kryeministri Edi Rama me rastin e 20 vjetorit të krijimit. Në një ceremoni në ambientet e selisë së këshillit të ministrave, i zoti i shtëpisë, renditi disa prej meritave të këtij organizmi.

Sipas Kryeministrit, fondi amerikan për zhvillim është parë si partner nga të gjitha qeveritë.

Në cilësinë e kryetarit të bordit drejtues, Michael Granoff, tha se suksesi i të Fondit Amerikan për Zhvillim nuk do të kish qënë i mundur pa punën e të gjithëve.

Në mbyllje të ceremonisë Kryeministri dhe kreu i fondit Granoff i dorëzuan pllakatat e kualifikimit një grupi profesionistësh të rinj të trainuar nga fondi për të qënë pjesë e administratës.

Tv Klan