Gati 200 mijë persona kanë firmosur një peticion për të parandaluar Brigitte Macron, gruan e presidentit francez, që t’i jepet pozicioni zyrtar i “Zonjës së Parë”.

Lëvizja për të bllokuar zonjën Macron që të marrë një rol formal në Pallatin Élysée u shkaktua nga vendimi i Emmanuel Macron për të vijuar me ligjet e “moralit”, që do të ndalonin parlamentarët që të punësonin pjesëtarë të familjes, në përpjekje për të luftuar korrupsionin.

Në Kushtetutën franceze, roli i Zonjës së Parë aktualisht nuk ekziston dhe çdo shpenzim që gruaja e presidentit bën merret nga buxheti i përgjithshëm për Élysée -në.

Ndonëse Zonja Macron nuk do të paguhet për pozicionin, ajo do të ketë një zyrë, staf dhe një buxhet të veçuar.

“Kur zgjidhesh president i Republikës, ti jeton me dikë, jep ditët e netët, jep jetën tënde publike dhe private

“, tha Macron për mediat Franceze, ndërsa shtoi

“ndaj ai person që jeton me ty duhet të ketë një rol dhe të njihet për të”.

Sipas të përditshmes “The Independent”, vendimi konsiderohet si kontradiktor për shkak të shkurtimeve që presidenti ka propozuar sa i përket benefiteve të shtëpive dhe shpenzimeve të ushtrisë.

Muajin e shkuar, Macron pa rënien më të madhe të popullaritetit për një president francez, që prej Jacque Chirac në 1995 -ën.

Peticioni në fjalë u prezantua nga aktori dhe autori Thierry Paul Valette, në

change.org

dhe që prej mëngjesit të së hënës ka marrë plot 198,700 mbështetës./tvklan.al