2018-a tashmë trokiti në të gjithë botën, mes shpresës për një vit edhe më të mbarë e dëshira të plotësuara.

Si çdo vit, spektaklët me fishekzjarre nuk munguan në metropolet kryesore. I tillë ishte ai në Londër, ku mijëra britanikë ishin mbledhur anës lumit Tamiz për të pritur Vitin e Ri.

Edhe parizienët mbushën bulevardin kryesor të kryeqytetit francez, Champs Elysée, për të festuar ndërrimin e viteve nën magjinë e Kullës Eiffel.

Një spektakël i veçantë piroteknik ishte gjithashtu ai i Berlinit e Moskës.

Përtej Oqeanit, tradita e festimeve në sheshin Times Square, në New Jork vijoi edhe këtë vit. Sfera e kristaltë në kullën e famshme Toshiba u shoqërua me numërimin mbrapsht të dhjetëra mijëra amerikanëve.

Brazilianët shijuan spektaklin në palzhin e Copabana-s në Rio de Janeiro, me një spektakël shumëngjyrësh.

Kulla më e lartë në Botë, Burj Kalifa në Dubai ishte një magji festive këtë vit, e shijuar qindra mijëra vetë të mbledhur nga çdo kënd i botës për një 2018 më të veçantë.

2018-a trokiti filllimisht në Zelandën e Re, në Auckland, dhe në urën e famshme “Harbour Bridge” në Australi.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, kryeqytetet kryesore në botë ishin të blinduara nga forcat e shumta të sigurisë, si pasojë e kërcënimeve për sulme terroriste.

Tv Klan