2016-ta dhe 2013-ta janë dy vitet të cilët kanë regjistruar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë së gjatë vitit që shkoi në Shqipëri kanë ndodhur 2033 aksidente në rrugë, ku 269 persona kanë humbur jetën si pasojë e tyre.

Në analizën e INSTAT, qarku i cili rezulton më i prekur nga aksidentet është kryeqyteti, i pasuar nga Durrësi dhe Shkodra. Grupmosha që ka numrin më të lartë të aksidenteve është ajo e re, ku përfshihen dhe persona të cilët nuk lejohet të drejtojnë mjetin. Mosha 16- 25 vjeç ka qenë shkaktare për 31 aksidente vetëm gjatë janarit.

Në muajin e parë të këtij viti numri i aksidenteve në rrugë është ulur krahasuar me janarin e një viti më parë, por bilanci i viktimave mbetet i njëjtë. Sipas të dhënave, çdo vit 9 persona humbin jetën nga aksidentet për një rreth prej 100 mijë banorësh./ TV KLAN