Familjarëve të të vrarëve në protestën e 21 Janarit dhe të gjithë shqiptarëve që përballen çdo ditë me sistemin e drejtësisë, Kryeministri Edi Rama u tha në 7–vjetorin e protestës që la 4 viktima se drejtësia e re po vjen dhe rezultatet do të ndihen që nga muaji i ardhshëm.

“Në shkurt të jeni të sigurt që do të shikon rezultatet e reformës”.

Kryeministri foli për segmente të ndryshme, jo vetëm politike, që po përpiqen me çdo formë të pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi.

“Njerëz të fuqishëm, të pasur, botues të dështuar duan ta pengojnë reformën”.

Në fjalën e mbajtur në ceremoni kreu i qeverisë ironizoi edhe opozitën, veçanërisht ish–partnerët e LSI –së.

“4 vjet s’kishte papunësi, s’kishte hashash, s’kishte asnjë përpjekje për të kapur drejtësinë”.

Për hetimet e 21 Janarit, ministrja e Drejtësisë garantoi të afërmit e viktimave se qeveria do të këmbëngulë që ato të përfundojnë.

As këtë 7-vjetor nuk munguan homazhet në bulevard në pllakatin e vendosur për të kujtuar Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn.

Tv Klan