Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge, e cila mbahet përgjegjëse edhe për disa vjedhje në distriktin e Exarchias në Athinë.

Operacioni i gjerë policor që solli arrestimin 21 personave, shumica prej të cilëve shqiptarë, mësohet se është zhvilluar orët e para të mëngjesit të së premtes.

“Protothema” raporton se synimi i shqiptarëve që trafikonin kokainë dhe kanabis ishte të bëheshin “baronë” në kryeqytetin grek.  

Sipas “Kathimerini”, policia nuk ka dalë ende më një njoftim për media lidhur me detajet e operacionit dhe të personave të vënë në pranga./tvklan.al