selfie-ruse

Një 21 – vjeçare nga Rusia ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi qëlloi aksidentalisht veten në kokë, teksa pozonte me armë për të shkrepur një selfie (autoportret).

Siç raporton “The Independent”, e reja ndodhej në zyrën e saj në Moskë dhe dyshohet se ka përdorur armën e një prej rojeve të sigurisë.

Autoritetet në vend thanë se ky i fundit e kishte lënë armën në zyrë, ndërsa vetë ndodhej me pushime.

Ai rrezikon deri në 6 muaj burg për neglizhencën e tij. /tvklan.al