23-vjeçari humbet kontrollin e makinës, plagoset pasagjerja

Foto nga vendngjarja


Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, në afërsi të Petroliferrës. Policia ka shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se 23-vjeçari me inicialet F.A duke drejtuar mjetin tip ”Seat”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, shtetësia S.Q..

E dëmtuara është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*