Një 23-vjeçar nga Tirana ka vjedhur 10 milionë lekë të vjetra në kasafortën e një resorti turistik në Gjirin e Lalzit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit ditën e djeshme, ndërsa pas 24 orësh është arrestuar nga policia.

Denis Myrteza mundi të vidhte me thyerje shumën e parave me prerje në lekë dhe euro.

Pas hetimeve të uniformave blu, i riu u gjet në banesën e tij në Tiranë. E gjithë shuma e parave prej 10 milionë lekësh të vjetra u sekuestrua nga policia. Denis Myrtesa akuzohet për vjedhje. /

tvklan.al