Një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e së premtes në fshatin Vranisht, në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake nga policia e këtij qyteti, ka qenë ora 12:34 kur autori i krimit Marjo Ribaj rreth 23 vjeç ka shkrehur plumbat me armen e zjarrit tip “Automatik”, në drejtim të bashkëfshatarit të tij Fabjon Veizaj.

Dy të rinjtë ishin shokë me njeri-tjetrin, siç e tregon kjo foto e tyre e hedhur në rrjetet sociale.

 

viktima-autori-vlore

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës se Fabjon Veizaj, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vend.

Të dhënat paraprake tregojnë krimi ka ndodhur pas një konflikti për shitjen e një makinë, për të cilën dy të rinjtë nuk kanë rënë dakord.

autori-vlore1

Në foto: Autori i krimit, Marjo Ribaj

 

Policia bën me dije se ka ngritur grupe kontrolli të posaçme në rrugët dalëse të fshatit Vranisht dhe në drejtim të fshatrave të tjerë për të kapur autorin./ TV KLAN