Është një ndërtesë që nuk bie aspak në sy: e madhe, katrore dhe ndërtuar me tulla në ngjyrë bezhë. Ndodhet në qendër të një zone industriale në Allentown të Pensilvanisë, një qytet, ku dikur mbahej fshehur Kambana e Lirisë nga britanikët.

Por brenda saj ndodhen qindra intervistues telefonikë, që kryejnë deri në 20 sondazhe të opinionit për tema që nga shëndeti publik e deri tek produktet e konsumatorëve dhe tek kandidatët politikë.

Mund të të krijohet përshtypja që salla do të jetë e madhe, kaotike dhe e zhurmshme, por në të vërtetë, është shumë e qetë. Ndarjet individuale e mbajnë zhurmën në minimum. Ndërsa ecën përmes radhëve të anketuesve, dëgjon vazhdimisht të njëjtin refren.

“Dhe tani për pyetjen tjetër…”

“Duke përdorur një shkallë me 10 për qind…”

“Për t’u siguruar për cilësinë e anketimit, telefonata mund të regjistrohet …”

Firma e kërkimit të sondazheve SSRS [[http://ssrs.com/research/public-opinion-research/ ]] po bashkëpunon me televizionet ABC dhe CBS dhe me gazetën the New York Times dhe organizata të tjera për të anketuar publikun amerikan për alternativat në zgjedhje. SSRS ka kryer për televizionin ABC mesatarisht një sondazh çdo javë, që nga gushti, për të matur mbështetjen për kandidatët presidencialë.

Si funksionojnë anketimet?

SSRSi i zgjedh njerëzit që merr në telefon në mënyrë rastësore dhe i bën çdo të anketuari të njëjtat pyetje. Çdo shmangie nga pyetja e bën të pavlefshme saktësinë e anketës.

“Pyetjet janë një dritare në mendjen e njerëzve që u përgjigjen atyre”, thotë David Dutwin, zëvendës president ekzekutiv i firmës SSRS dhe shef metodologjist.

Prandaj, transferimi i përgjigjeve në kompjuter është jetik për saktësinë. Zoti Dutwin thotë se duhet të jetë i dokumentuar fakti që janë anketuar një mijë pjesëmarrës, sepse një numër i tillë, sipas të gjitha gjasave pasqyron të njëjtën përbërje demografike si popullsia amerikane. Rezultatet marrin në konsiderate një tolerancë gabimi prej 3%.

Pas përshëndetjeve

“Po nga mbrëmja, rreth orës 6?” pyet anketuesi Russell Lance dikë që është përgjigjur në telefon dhe që nuk ka kohë të përgjigjet në atë moment. Lance është një kimist në pension dhe prej tetë vjetësh i ka pyetur amerikanët për zakonet dhe besimet e tyre. Ai thotë se njerëzit kanë opinione të forta, veçanërisht për politikën

E megjithatë, shkalla e përgjigjieve është e ulët.

“Nëse 10 për qind e atyre që telefonon, pranojnë të përgjigjen, je me fat”, thotë Lance. Në fakt anketat e fundit nga Organizata Kërkimore Pew, tregojnë se përqindja e bashkëpunimit është rreth 9 për qind.

Njerëzit kanë angazhime të tjera, ose bezdisen, ose kur merr në telefon, të del një numër që nuk ekziston më.

Nuk është reklamë

“Ju siguroj që nuk po përëiqem t’ju shes gjë”, thotë 19 vjeçarja Valentina Martinez. Martinez thotë se vështirësia e saj më e madhe është t’i bindë njerëzit se nuk po shet gjë. Është një problem që e kanë të gjitha firmat e anketimit, si Pew, që bën 30 sondazhe në vit.[[ http://www.pewresearch.org/ ]]

Courtney Kennedy, që është shefja e kërkimeve thotë: “Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë një anketë, t’u marri,m mendim, por njerëzit mendojnë se po bëjmë reklama”.

Por zonja Kennedy, ashtu si edhe zoti Dutwin janë të një mendjeje se anktimet përmes telefonit janë metoda më e mirë. Kompania e saj i 25% të intervistave me telefon tokësor dhe 75% me celular. Ajo thotë se megjithëse celularët paraqesin vështirësi, ato janë e vetmja mënyrë për të kotaktuar grupe që nuk mund t’i gjesh ndryshe.

“Si për shembull, të rinjtë, afrikano-amerikanët, hispanikët, që e kemi shumë të vështirë t’I gjejmë përmes telefonave tokësorë”, thotë ajo.

Megjithatë disa njerëz, u shmangen pyetjeve dhe ua mbyllin telefonit intervistuesve. Zotin Dutwin e irriton një gjë i tillë dhe ai përsërit shpesh:

“Një anketë është një mundësi për të luajtur rol në një demokraci. Është për të ardhur keq që disa njerëz, e anashkalojnë një shans të tillë”. / Zëri i Amerikës