Franca ka nisur sulmet ajrore kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak nga aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle.

Një numër avionësh luftarakë Rafale nisën operacionin e tyre në orët e para të së premtes.

Sipas Agjencisë së Lajmeve AFP, që citon një oficer, avionët do të marrin pjesë në sulmet në Mosul, një bastion i Shtetit Islamik në Irak.

Charles de Gaulle, aeroplanmbajtësja e vetme e Francës, u vendos në këtë rajon në Shtator.

Radioja franceze RTL tha se do të jenë 24 avionë që do të marrin pjesë në operacionin e ditës së sotme, duke kryer përafërsisht një nisje çdo 3 minuta.

Ky është misioni i tretë i koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër ISIS në Irak dhe Siri që prej Shkurtit të vitit 2015, kur Franca nisi operacionet e saj ushtarake pas sulmeve në Paris./tvklanal