1,4 ton kanabis e sekuestruar dhe tre skafistë të arrestuar është bilanci i një aksioni ndërkombëtar droge, ku u përshinë policitë e tre vendeve, Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.

Policia e shtetit ka njoftuar se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet D.L, K.S të dy nga Fieri dhe 36-vjeçari me inicialet A.A.

Operacioni për ndalimin e gomones nisi që në datën 6 prill, kur mjeti lundrues me fuqi të madhe motorike u pikas nga autoritet shqiptare në ujërat mes Sarandës dhe Korfuzit. Një helikopter dhe disa anije u vunë në ndjekje nga Guardia Di Financa e Vlorës, Durrësit dhe njësitë Fronteks.

Gomonia sipas njoftimit të policisë u ndoq fillimisht deri në Kalabri, aty ku skafistet hodhën në det lëndën narkotike. Më pas ata iu drejtuan ujërave territoriale greke ku dhe u kapën pas 24 orësh ndjekje. Policia dyshon se ka dhe te tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Tv Klan