Ka shumë gjëra që nuk dini për Air Force One. Ndërsa ju mund ta keni një ide rreth avionit presidencial, bazuar në filmin e Harrison Ford, Air Force One në fakt është më fantastik nga sa e kishit imagjinuar.

Lista përmban fakte interesante rreth AF1 duke filluar nga anekdotat për presidentët, statistikat që do ju habisin dhe një vështrim më të thellë në karakteristikat interesante që ky avion i pashembullt ka brenda tij.

Kjo listë faktesh rreth Air Force One jo vetëm që do t’ju informojë por edhe do t’ju befasojë duke ju bërë me dije shumë gjëra rreth avionit të presidentit të SHBA-ve. Më poshtë është një listë me fakte zbavitëse rreth AF1 dhe detaje të tjera interesante.

  1. Ekziston një mini spital në avion.
  2. Janë tre kate me 1220 metra katrorë.
  3. Ndonjëherë shoqerohet nga një avion tjetër “Doomsday Plane”
  4. Shpejtësia e tij mund të arrijë 650 milje në orë.
  5. Mund të furnizohet ndërkohë që është në fluturim.
  6. Mund t’i mbijetojë shpërthimit të një rakete.
  7. Ka dy kuzhina nga të cilat mund të ushqehen 100 njerëz.
  8. Ka 85 telefona.
  9. Administrata e presidentit Ford kontrabandonte birrën Coors.
  10. Në vitin 1959, ishte i pajisur si një avion “spiun”.
  11. Është Qendër Komandimi lëvizëse gjatë sulmeve terroriste.
  12. Presidenti Regan e mbushi plot me “Jelly Beans”.
  13. Pothuajse 100 persona mund të mbahen në bord.
  14. Udhëtarët duhet të ulen në ndenjëset që u janë caktuar.
  15. Mbi 660 milionë dollarë u shpenzuan për prodhim e tij në fillim.
  16. Bush miratoi krijimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare gjatë një fluturimi.
  17. Presidenti Klinton dëgjonte muzikë xhaz në bord duke përdorur altoparlantë të fuqishëm.
  18. Një orë përdorimi kushton 56 mijë dollarë
  19. Nuk ka kufizim për distancën e fluturimeve
  20. Avioni ka rreth 386 km kabllo në sistemet e tij
  21. Presidenti Bush ndaloi përdorimin e brokolit në avion.
  22. Dikur gazetarët shihnin filmin “Fargo” në bordin e avionit
  23. Ka gjithmonë një mjek në bord.
  24. Presidenti Klinton preu flokët në bord, ndërkohë që pasagjerët prisnin në aeroportin e “LAX”-it.
  25. Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror nuk ka kurrfarë kontrolli mbi këtë aeroplan./tvklan.al