Një i burgosur ka humbur jetën pasi është sulmuar me thikë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në burgun Coldingley në Surrey të Britanisë së Madhe.

25 – vjeçari, Madala Washington gjeti vdekjen një orë pasi u godit me thikë në burgun e kategorisë C.

Një ambulancë ajrore dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas alarmit. Ndërkohë policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.

Një zyrtar i Coldingley, tha se ka patur një rritje të vazhdueshme të dhunës apo vrasjeve në këtë burg./tvklan.al