Komisariati i Policisë Kavajë ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Daniel Çengelit, 25 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e 25-vjeçarit në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, janë gjetur 6 gota plastike ku ky person kishte kultivuar bimë narkotike.

Fidanët e dyshuar me bimë narkotike Cannabis Sativa, varionin nga 2 deri ne 4 centimetra dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale./tvklan.al