Policia e qytetit të Kukësit ka zbardhur ngjarjen e vrasjes tragjike të 25-vjeçarit mbrëmjen e djemshme, në fshatin Orgjost të Kukësit.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se 25-vjeçari Mirim Hysa me banim në këtë fshat është viktimë e konfliktit me bashkëfshatarin e tij Ismail Memishi, për çështje hasmërie.

Sipas policisë, ajo është njoftuar përmes një telefonate në sallën operative për një konflikt, por me mbërritjen në vendngjarje Memishi tashmë e kishte plagosur të riun me thikë.

25-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Aktualisht autori është arrestuar nga policia./tvklan.al