Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim dhe përfitim i parave për kolaudimin e automjeteve të qytetarëve në Fushë-Prezë.

Policia tha se në kuadër të operacionit “Kolaudimi” kanë përfunduar në pranga: Bashkim RRAPI, 47 vjeç,  banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë; Agim BUDLLA, vjeç 45 ,banues në njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë; Alban SALA, 42 vjeç  banues në Tiranë; Fatmir RRAPI, 31 vjeç,  banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë; Avni BUDLLA, 26 vjeç lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vore dhe Eduart BUDLLA, 26 vjeç ,lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vorë .

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se  kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varionin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë, Tiranë.

Është sekuestruar  1 automjet Mercedez Benz si dhe disa dokumente të automjeteve, të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.

 Operacioni ishte rezultat i një pune disa mujore. Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./tvklan.al