Janë publikuar pamjet e vrasjes së gjysmë vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut nga dy agjente femra në aeroportin e Kuala Lumpurit, në Malajzi.

Pamjet e publikuara nga nje televizion kinez tregojnë momentin që një grua e veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë e kap për krahësh Kim Jong Namin.

Një tjetër grua i hedh me sprej helmin toksik në fytyrë.

Kim Jong Nam më pas shikohet teksa u tregon forcave të sigurisë se çfarë ndodhi. 45-vjeçari vdiq rrugës për në spital.

Kim Jong Nam u vra të hënën në aeroportin e Kuala Lumpurit në Malajzi.

Policia e Malajzisë beson se vrasja është kryer me urdhër të Kim Jon-un, diktatorit të Koresë së Veriut, i cili është gjysmë vëlla i të ndjerit. /tvklan.al