Shpenzimet në buxhetin e Shtetit kanë shënuar një rënie vjetore rekord për 11 muajt e parë të vitit që shkoi. Për herë të parë, paratë që shteti ka injektuar në ekonomi, që prej vitit 2010, kanë një rritje vjetore negative në nivelin -2%.

Nëse krahasohet me planin, qeveria nuk ka arritur të shpenzojë dot 26 miliardë lekë,(260 milionë dollarë) ose 10% të buxhetit.

Sufiçiti në buxhet nuk është i panjohur për Shqipërinë, pasi ecuria e shpenzimeve sidomos të zërit të investimeve publike nuk ka qenë sipas planifikimit. Por kjo shifër kaq e madhe në reduktimin e fondeve të buxhetuara vjen edhe për shkaqe pozitive.

Janë 3.6 miliardë lekë (36 milionë dollarë) që kursehen nga interesat e borxhit, dhe 3.7 miliardë të tjera të cilat nuk i janë dhënë KESH-it për huamarrje të energjisë.

Më e kursyer në buxhetim qeveria është treguar me pushteti lokal, janë plot 60 milion dollarë të cilat nuk janë çelur dhe shumica e fondeve për ish-pronarët po ashtu nuk janë paguar. (17 milionë dollarë).

Mbledhja e taksave ka rënë me 50 milion dollarë, po pavarësisht kësaj, buxheti del me sufiçit si pasojë e reduktimit të shpenzimeve./ TV KLAN